Kardashian mund të marrë sërish unazën pesë milionë dollarëshe

Dy vëllezërit e akuzuar për “asgjësimin” e unazës 5 milionë dollarëshe të Kim Kardashian pas grabitjes në Paris, mund të ndihmojnë për ta marrë atë sërish.

ShowBiz

11/01/2017 08:13

Ata janë dy nga 17 kriminelët e lidhur me grabitjen e armatosur të yllit 36 vjeçar të reality show në tetor të vitit të kaluar.

Kim e humbi unazën me diamant 20 karat kur u kërcënua me armë në kompleksin rezidencial pranë ambasadës amerikane.

Vëllezërit paidentifikuar – të cilët janë rreth të 50-tave dhe jetojnë në Paris, në periferinë Raincy – ndodhen nën mbikëqyrjen e policisë në kryeqytetin francez pas një seri vjedhjesh të koordinuara mëngjesin e së hënës. /Telegrafi