Kapet sasi e madhe heroine në potin e Durrësit
Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit, duke parandaluar një trafik ndërkombëtar droge dhe janë arrestuar dy persona.

Lajme
5.5 kilogramë heroinë u kap në një furgon pasagjerësh tip Benz me targa AA 517 DD gjatë kontrollit në vijën e dytë.
Të arrestuarit janë Bledar Çapani 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç, të dy nga Tirana.
Droga e sekuestruar do të trafikohej për në Itali, vlera e së cilës shkon në disa mijëra euro.