Kapen në vepër hajnat duke vjedhur në një market në Fushë Kosovë

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj.

Lajme

16/03/2018 11:32

Sipas Policisë së Kosovës, të njëjtit dyshohet se nga një market kanë vjedhur disa pajisje pune.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve, e cila ishte e parkuar në parkingun e marketit janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Lajmi.net/