Kapen 23 kg narkotikë në Merdare

Oficerët doganorë dhe policorë, kanë kapur mbrëmë afro 23 kilogramë narkotikë në pikë-kalimin kufitar të Merdares, gjatë kontrollimit të një autobusi i cili udhëtonte në linjën Prizren- Beograd. Policia ka arrestuar dy persona.

Lajme

08/06/2014 14:51

Mbrëmë rreth orës 23:00, gjatë kontrollimit të autobusit të linjës Prizren – Beograd, janë gjetur dy çanta të dyshimta, dhe pas kontrollit të detajuar në to janë gjetur 22 pak, në të cilat dyshohen se janë fshehur rreth 23 kilogram substancë narkotike të llojit kanabis statika.

Policia ka arrestuar menjëherë vozitësin dhe ndihmësin e vozitësit, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Me këtë autobus po udhëtonin edhe 10 udhëtarë, të cilët janë evidentuar dhe janë liruar më pas.