Kajtazi:Kosova duhet të ketë shtëpi operistike

Sopranoja kosovare me suksese ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, tha se e ka pasur vështirë të arrijë në këtë pikë ku është tani, por suksesin e ka arritur nga angazhimi i saj.

ShowBiz

23/08/2017 09:21

Ajo tha se ka dallim të madh ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. “Ka shumë dallime në këtë fushë, pra për këndimin operistik. Që disa vitet që jemi si shtet nuk kemi shtëpi operistike”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kajtazi, tha se është shumë vështirë në Kosovë të mbijetohet, duke u angazhuar, pasi që nuk ka stimulim. “Kontratë fikse kam në Gjermani, por kam edhe angazhime të tjera. Unë kam qenë në Amerikë dhe në Kore të Jugut. Është një përvojë e mirë”, tha ajo.

Deri më tani, ajo ka zhvilluar 200 shfaqje në vende të ndryshme. “Unë kam bashkëpunuar edhe me artistë shqiptarë”, tha Kajtazi.

Ajo vlerësoi se ky profesion është shumë i vështirë dhe donë angazhim të madh dhe përkrahje nga të gjithë. “Unë kam marrë pjesë në aktivitete në Kosovë. Është ndjenjë e mrekullueshme të prezantojë në vendin tim”, tha ajo.

Sipas saj nuk po bëhet shumë në Kosovë që të kemi ndryshime pozitive në këtë fushë. “Kosova i ka solistët, ka kapacitet”, tha ajo.

Sopranoja kosovare me suksese ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, tha se e ka pasur vështirë të arrijë në këtë pikë ku është tani, por suksesin e ka arritur nga angazhimi i saj.