Kadri Veseli: Do të arrijmë unitet për dialogun me Serbinë, Kosova s’ndahet më asnjë kusht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur besimin që do të arrihet një unitet mes gjithë partive politike për dialogun me Serbinë.

Lajme

06/09/2018 16:44

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se në seancë e 13 shtatorit, është një pikë e propozuar nga partitë opozitare dhe nëse ka vullnet aty mund të gjendet zgjidhja.

“Do të arrihet koncensusesi nacional, do të kemi unitet për përballjen me Serbinë, edhe pse tani për tani nuk e kemi”, ka thënë Veseli, në një deklarim për media, transmeton lajmi.net

Veseli ka thënë se përckatimi për shtet, integrimi në BE nuk mund të na dallojnë.

Veseli është zotuar se Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim. Theksoi gjithashtu se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Kosova nuk ndahet në asnjë çmim. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive asnjëherë”, deklaroi Kadri Veseli.

Ndryshe në mbledhjen e Kryesisë partitë nuk arritën ndonjë marrëveshje për dy seancat që dështuan për shkak të mungesës së kuorumit. /Lajmi.net/