Ka vdekur gazetari dhe humanisti gjerman Rupert Neudeck

Gazetari dhe humanisti gjerman Rupert Neudeck, themelues i organizatës humanitare Cap Anamur ka vdekur sot në moshën 77 vjeçare, raportojnë mediat gjermane.

Bota

31/05/2016 14:59

Neudeck në vitet e shtatëdhjeta ka punuar si gazetar. Por ai ishte i njohur veçanërisht si themelues i disa organizatave humanitare, transmeton lajmi.net.

Neudeck me organizatën e tij ka vepruar edhe në Kosovë. Gjatë Luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ai organizoi ndihmë për të zhvendosurit.

Cap Anamur ndihmoi refugjatët kosovarë në Maqedoni dhe Shqipëri, dhe pas luftës edhe në rindërtimin e shtëpive dhe shkollave në Kosovë. /lajmi.net