Juventus përmbysë Tottenhamin, kualifikohet në çerekfinale
Juve ka triumfuar në Londër 2:1 ndaj Tottenhamit dhe gjeti kualifikimin pasi që sfida e parë në Itali ishte mbyllur 2:2.
Sport
Juventusi është kualifikuar me përmbysje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Juve ka triumfuar në Londër 2:1 ndaj Tottenhamit dhe gjeti kualifikimin pasi që sfida e parë në Itali ishte mbyllur 2:2.
Heung-Min Son kaloi vendësit në epërsi.
Mirëpo, Juve shënoi me Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.
Deri në fund vendësit nuk shënuan më, kështu që italianët festuan kalimin tutje. /Lajmi.net/