Juventus mposht Interin, transferon sulmues fantastik (FOTO)

Juventus është afër transferimit të një përforcimi të ri.

Merkato

10/06/2017 08:32

Patrick Schick do të jetë përforcim i ri i Juventusit.

Mediat italiane konfirmojnë se skuadra kampione nga Serie A ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Sampdorias.

Schick kërkohej edhe nga Inter, por “Bianconerët” kanë fituar garën duke vendosur të paguajnë dëmshpërblimin me vlerë prej 25 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Schick pritet që së shpejti të nënshkruajë me Juventusin. /Lajmi.net/