Justin Bieberit ia dëmtojnë veturën prej 270 mijë funtash

Lamborghini i 270.000£ i këngëtarit Justin Bieber është dëmtuar me sprej.

ShowBiz

13/04/2018 23:41

Makina e tij gjendej në Los Angeles, teksa dikush i kishte shkruar “Vetëm cash”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari e kishte gjetur veturën e tij super-luksoze me ngjyrë blu, të shënuar me sprej, ndërsa nuk kishte dëmtime të tjera.

Bieber pas shumë vitesh ishte ribashkuar me këngëtaren Selena Gomez, por për shkak të kundërshtimeve në familje, dyshja sërish kanë ndarë rrugët.

Por, Justin ishte parë menjëherë duke u shoqëruar me një bukuroshe tjetër. /Lajmi.net/