Ju dalin shpesh herpes? Hudhra është ilaçi perfekt

Herpesi është një flluskë ose plagë që zakonisht krijohet në zonën përreth buzëve. Në mënyrë që të shmangni përdorimin e vazhdueshëm të barnave antivirale, do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale për zhdukjen e herpesit në 1 ditë.

Lifestyle

08/04/2017 08:21

Herpesi është një infeksion relativisht i padëmshëm, por nëse nuk kurohet mund të përhapet në shumë zona rreth fytyrës dhe trupit.

Ju duhet vetëm 1-2  thelpinj hudhre dhe aplikojeni mbi fluskë. Lëreni për 10 minuta mbi herpes dhe pastaj shpëlajeni zonën e infektuar me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë procedurë 5 herë në ditë dhe brenda 24 orësh, herpesi do të zhduket.

Nëse herpesi ka një përmasë më të madhe, atëherë do t’i duhet pak më shumë kohë për t’u eliminuar.

Hudhra rrit aftësinë e trupit për t’u mbrojtur. Ajo është e pasur me minerale të tilla si kalcium, squfur, fosfor dhe hekur, për këtë hudhra quhet si antibiotik natyral. /GazetaShneta/