Johnny Depp arrin në Beograd, nis xhirimet e filmit që ka për temë luftën
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp ka arritur në Beograd.

ShowBiz
Johnny Depp po qëndron në Beograd për të xhiruar filmin “Minimata”, shkruan tracara, transmeton lajmi.net.
Drejtori i shtëpisë filmike që merret me realizimin e kësaj pune, Aleksandat Tadiç, kohët e fundit konfirmoi se filmi do të zgjasë shtatë javë dhe aktori do të kalojë një javë në bregdetin malazez
Ai nuk e di ende nëse pjesë e këtij filmi do të jetë ndonjë prej akorëve vendas, por rrallë ndodhë që një film i huaj të xhirohet në Serbi.
Roli i Depp është fotograf i luftës, kurse detaje tjera nuk janë bërë të ditura.
Depp për herë të parë ishte në Beograf në vitin 1992, më pas e vizitoi edhe në vitin 2010. /Lajmi.net/
