Jeta në shtëpizën e kalbur me frikën nga minjtë dhe gjarpërinjtë (Video) – Lajmi.net
Jeta në shtëpizën e kalbur me frikën nga minjtë dhe gjarpërinjtë (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 10:33, 6 November 2016
Ndonëse disa herë u janë drejtuar institucioneve komunale të Pejës që të gjejnë zgjidhje për banim, familja e Gazmend dhe Shpresa Krasniqit, që jeton në rrugën “Iliaz Pashë Dibra”, vazhdon jetën në barakën ku uji depërton në çdo cep sa herë që bie shi.

Sikur të ishte pronë e tyrja shtëpiza e drunjtë ku jeton, familja e çiftit  Gazmend dhe Shpresa Krasniqi do të ishte më e lumtura në botë.

Ndonëse disa herë u janë drejtuar institucioneve komunale të Pejës që të gjejnë zgjidhje për banim, familja Krasniqi që jeton në rrugën “Iliaz Pashë Dibra” vazhdon jetën në barakën ku uji depërton në çdo cep sa herë që bie shi.

Meqë nuk kanë as pronë të veten as të ardhura, Shpresa, e zonja e “shtëpisë”, shpreson shumë që dikush do t’u dalë në ndihmë dhe më në fund dy fëmijët e saj do ta bëjnë gjumin rehat.

“Sado pak veç t’ua siguroj fëmijëve një jetë me të butë e me të mirë, të kanë ku me flejtë, të kanë një dhomë më të nxetë dhe ku mësojnë”, thotë ajo me lot në sy.

Përveç nga i ftohti, anëtarët e kësaj familjeje janë të rrezikuar edhe nga gjarpinjtë.

“Pe kanë ftoftë dimrit, po kanë natën tutë, në banjo nuk hynë vetun prej minjve që tuten. Edhe jeta e tyre është rrezik. I tutna gjarprit ma së shumti se verës e kena pa, kjo është e paizolume… Nuk mundet me qu jetë ma dikush qetu”, thotë Shpresa Krasniqi.

I brengosur për gjendjen e djalit, të resë dhe fëmijëve është 75-vjeçari, Adem Krasniqi, i cili jeton me djalin e tij të vogël.

“Tona-tona po i qes anash dikush veç qeta me mujt mi pa edhe me shpi vallahi-bilahi edhe me dekë nuk e kam dert”, shprehet Ademi.

Ndërsa, institucionet komunale nuk premtojnë zgjidhje të shpejtë për rastin e familjes Krasniqi, të paktën jo për stinën e dimrit, edhe pse janë të njoftuar me gjendjen së ku jeton kjo familje. Petrit Loci, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thotë se në Pejë janë rreth 50 familje që kanë nevojë urgjente për strehim sikur familja Krasniqi.

“Ne si Komunë e Pejës do bëjmë përpjekje që për rastet e tilla, rastet emergjente vitin e ardhshëm të ndërtojmë një shtëpi për strehim. Të jem i qartë – jo banesë sociale, por shtëpi për strehim emergjent, ku do t’i kem brenda saj disa apartamente në formë garsionerave për strehimin e familjeve në nevojë emergjente të strehimit”, tha Loci për KALLXO.com.

Fjalët kyçe: familja Krasniqi, Peje

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble