Jessica Simpson po e kthen formën

Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, ish kampioni i futbollit amerikan, Eric Johnson, kanë dy fëmijë, Maxwell, që është një vjeç e gjysmë dhe Ace, 5 muajsh. Gjatë shtatzanisë së parë, aktorja dhe këngëtarja kishte shtuar peshë, por më pas kishte hasur në vështirësi për ta humbur atë. Tash, ajo duket se e ka mësuar…

ShowBiz

17/12/2013 14:00

Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, ish kampioni i futbollit amerikan, Eric Johnson, kanë dy fëmijë, Maxwell, që është një vjeç e gjysmë dhe Ace, 5 muajsh.

Gjatë shtatzanisë së parë, aktorja dhe këngëtarja kishte shtuar peshë, por më pas kishte hasur në vështirësi për ta humbur atë. Tash, ajo duket se e ka mësuar mënyrën se si të kthehet në formën më të mirë.

“I marr fëmijët dhe i përshkoj shkallët një milion herë. Fëmijët e mbajnë lart metabolizmin. Unë dhe Eric bëjmë edhe shëtitje të gjata së bashku. Unë mundohem të ec 6.5 kilometra në ditë. Më bën të ndihëm më mirë”, shpjegoi Jessica, gjatë një intervistë për uebfaqen USA Today.

“Duke bërë lëvizje, kjo më ndihmon në të gjitha hormonet, me të cilat kam të bëj. Të bëj ushtrime dhe në përgjithësi të jem aktive, më bën një person më të lumtur dhe të dashur për njerëzit që kam pranë. Eric është analisti im kur shëtisim. Kur dal për të ecur, i heq të gjitha streset dhe të këqijat”, vazhdoi ajo.

Në shtatzaninë e parë, njerëzit kishin filluar të flisnin për mbipeshën e saj. Ndërsa, në shtatzaninë e dytë, Simpson ka qenë më e kujdesshme, mbi të gjitha për arsye që lidhen me shëndetin e saj.

“Fakti se njerëzit nuk ndalen së kritikuari për formën fizike, kjo të bën të mos preokupohesh më. Unë kam nevojë të ndihem në paqe me vetveten. Dhe njerëzit do të vazhdojnë të flasin, çfarëdo që bëj. Ekziston gjithmonë dikush që të kritikon dhe që bën storie me ato që bëj”, përfundoi Simpson.