Jep dorëheqje shefi i INTERPOL-it pas arrestimit në Kinë

INTERPOL-i ka njoftuar me një komunikatë zyrtare të publikuar në profflin e tij në “Twitter” se “ka marrë kërkesën për dorëheqje të Meng Hongwei nga detyra e presidentit”.

Bota

07/10/2018 22:54

Posti i lënë bosh do të mbahet përkohësisht nga zv.presidenti i komitetit ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jing Yang.

Lajmi vjen pak orë pas njoftimit nga Kina se Meng është arrestuar në vendin e tij dhe se ndodhet nën hetim si i dyshuar për “shkelje të ligjit”.

Gruaja e presidentit të Interpol-it, Meng Hongwei zbuloi se pak para se burri i saj të zhdukej, i kishte dërguar një fotografi me një thikë, të cilën ajo e interpretonte si një shenjë paralajmëruese.

Meng u zhduk që nga 29 shtatori i kaluar, kur ai nisi një fluturim të drejtpërdrejtë në Pekin. Sipas shtypit kinez, ai është arrestuar sapo zbriti në aeroport për t’u marrë në pyetje nga autoritetet kineze, përcjell Shqip.

Dje, Interpol i kërkoi Pekinit “përgjigje zyrtare” për fatin e presidentit dhe Franca hapi një hetim. “Rasti i tij ka të bëjë me bashkësinë ndërkombëtare,” tha gruaja e tij.