James Rubin vjen në Kosovë

Rubin do të qëndrojë në Prishtinë më 22 nëntor për të marrë pjesë në seminarin kushtuar sfidave të ndërhyrjes humanitare pas 11 shkatorit. Seminari organizohet nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Lajme

19/11/2013 14:50

Ish Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin do të qëndrojë në Kosovë.

Rubin do të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që mbahet më 22 nëntor.

Në seminarin me temë “Sfidat e ndërhyrjes humanitare në kontekstin e pas 11 shtatorit: Rastet e Kosovës dhe Sirisë”, përveç James Rubin, panelistë do të jenë edhe Ministri i Punëve të jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe eksperti i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Nadim Shehadi. Seminari do të modelohet nga publicisti i njohur Tim Judah.

James Rubin, gazetar dhe ish-diplomat në mandatin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka shërbyer në cilësinë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënësit kryesor të Departmentit të Shtetit nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000.