Ja si ta parandaloni lodhjen nga puna

Pasditeve, pas një orari të gjatë pune ndiheni të lodhur dhe pa energji. E keni të vështirë të plotësoni orarin e punës dhe kështu filloni t’i shtyni punët për ditën e nesërme. Çfarë duhet të bëni?

Lifestyle

15/10/2014 20:55

Cilat janë rrugët e parandalimit të lodhjes në punë?

Konsumoni një copë të vogël çokollate: krahas përmirësimit të gjendjes sentimentale çokollata ndihmon në prodhimin e endorfinës nga trupi. Dhe në këtë mënyrë do të ndiheni më energjik. Për të mos ju zënë gjumi mbi tavolinë duhet të hani një copë të vogël çokollate, të pasur me antioksidues.

Pini dy gota ujë të ftohtë: nuk është e thënë të përdorni gota të mëdha, edhe dy gota të vogla mund t’ju hyjnë në punë. Një nga shkaqet më të mëdha të lodhjes është dehidratimi. Prandaj pas drekës mund të pini dy gota ujë, transmeton Lajmi.net.

Nëse ju hapet goja në një mbledhje të rëndësishme apo nëse nuk arrini të përqendroheni, merrni një letër dhe një laps dhe vizatoni çfarë të doni. Specialistët bënë të ditur se vizatimi i diçkaje ndihmon në përqendrimin e trurit.

Konsumoni produkte të pasura me vitaminën C. Ndani në feta një portokall ose pini limonadë. Studimet e mëparshme kanë treguar se vitamina C pakëson shenjat e lodhjes kronike.