Ja si reagon Vuçiq ndaj kërcënimeve të Sheshelit (Video)

“Gjithçka është në rregull. Atij i uroj shëndet të mirë”, tha kryeministri serb në një përgjigje gazetarëve i pyetur rreth deklaratave të fundit të kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel. 

Lajme

14/11/2014 16:23

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në një nga zonat e përmbytura të Serbisë, iu përgjigj provokimeve të udhëheqësit radikal, Vojisllav Sheshel, i cili këto ditë është liruar përkohësisht nga Haga ku po gjykohet për krime lufte.

 “Gjithçka është në rregull. Atij i uroj shëndet të mirë”, tha shkurt Vuçiq për ish liderin e tij partiak.

Sheshel dje në një konferencë për shtyp tha se presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq janë tradhtarë dhe ai ka ardhur nga Haga që t’i rrëzojë nga pushteti. (lajmi.net)