Ja si i shet armët përmes Facebook-ut al-Qaeda (FOTO)

Luftëtarët rebelë sirianë po e përdorin Facebooku-n për të blerë dhe shitur armë të rënda, automatikë dhe municione, përfshi edhe raketahedhëset që ishin dhënë si furnizim nga CIA.

Bota

24/02/2016 23:35

Një postin në një faqe në Facebook tregon një granatahedhës AGS-17 të epokës sovjetike, që shitet për 3,800 dollarë.

Një prej mesazheve në faqen e Facebook thotë: “Shpejt miq, me duhet një pushkë me silenciator”.

Në mënyrë tronditëse, investigimi i mëtejshëm tregon se disa prej përdoruesve që janë aktivë në faqe shfaqin mbështetje për grupet xhihadistët që kanë lidhje me al-Qaeda, si Ahrar Al-Sham dhe Fronti Islamik, duke ngritur shqetësime të mëdha se armët mund të përfundojnë lehtësisht në duart e terroristëve.

Ahrar Al-Sham ka qenë i përfshirë në masakrën e 190 civilëve alavitë në Latakia, në Sirinë veriore në gusht të 2013-s.

Syrian Rebels Selling Weapons on FacebookSyrian Rebels Selling Weapons on FacebookSyrian Rebels Selling Weapons on FacebookTwitter picture claiming to show a rocket launcher which destroyed a russian helicopter