Ja sa shumë seks duhet të bëjnë çiftet që të jenë të lumtur

Një studim ka gjetur se çiftet duhet të bëjnë seks tri herë në javë, në mënyrë që të arrijnë lumturinë e plotë në marrëdhënie.

Lifestyle

05/12/2015 16:50

Në një hulumtim të fundit, hulumtuesit analizuan të dhënat e çifteve dhe lidhjen mes seksit dhe lumturisë së tyre.

The Social Psychologial and Personality Science mblodhi të dhëna nga më shumë se 11,000 meshkuj dhe 14,000 femra.

Rezultatet e analizave gjetën se, çiftet që raportuan se bënin më shumë se dy herë seks gjatë javës kishin një marrëdhënie më të lumtur, transmeton lajmi.net.

Interesant është fakti se, në studim u gjet se çiftet që bënin më shumë se tri herë seks nuk raportonin ndonjë ndryshim më të madh ose më të vogël në lumturinë e marrëdhënies së tyre. (lajmi.net)