Ja pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes

Një e katërta e popullsisë botërore diktohen nga ora biologjike që të shkojnë në orët e vona në shtrat.

Lifestyle

15/11/2015 09:11

Këta njerëz zakonisht kanë probleme për të përmbushur detyrat e përditshme dhe shpesh kanë probleme shëndetësore. Ata që zgjohen herët më lehtë përballojnë sfidat e jetës dhe gëzojnë shëndet më të mirë.

Ja arsyet pse janë njerëz më “të veçantë” ata që zgjohen herët:
-Janë më të lumtur
Ata që ngrihen herët, shohin më shumë dritë gjatë ditës. Një studim zbuloi një lidhje midis zgjimit të hershëm dhe lumturisë dhe rezultoi se njerëzit që zgjohen më herët, janë më të kënaqur me jetën e tyre dhe janë më të shëndetshëm. Ka dy shpjegime të mundshme. Personat që rrinë deri në orët e vona të natës janë më pak të lumtur, sepse më vështirë e përballojnë orarin e punës, kurse ata që zgjohen herët kanë një humor të mirë.

-Janë më të freskët
Personat të cilët zakonisht zgjohen herët, më lehtë ngrihen në mëngjes dhe nuk e shtyjnë alarmin, por më shpejt janë të gatshëm për aktivitete. Ata janë të freskët dhe plot energji në mëngjes dhe kjo energji i përcjell gjatë tërë ditës.

-Janë më produktiv në mëngjes
Përderisa ata që kanë qëndruar deri natën vonë mezi ngrihen nga shtrati, të hershmit tashmë kanë përfunduar shumë gjëra, si p.sh, mëngjesin e përgatitur, kanë shkuar për vrapim dhe kanë përfunduar ndonjë obligim. Dallimi është veçanërisht i dukshëm në rastin e aktivitetit intelektual, pasi që ata që zgjohen herët janë shumë më të aftë për bisedë.

-Janë më të ndërgjegjshëm
Njerëzit më të ndërgjegjshëm janë edhe më efikas, më të organizuar dhe të orientuar drejt qëllimit, kurse i kushtojnë më shumë vëmendje detajeve. Një studim ka lidhur ndërgjegjen me zgjimin e hershëm. Njerëzit që zgjohen herët janë pothuajse më pozitiv në shumë aspekte.

-Rreziku më i ulët nga depresioni
Shumë studime kanë lidhur depresionin me shkuarjen e vonshme në shtrat. Njerëzit që zgjohen herët kanë pranuar rregullat e shoqërisë, kur duhet zgjuar, kur bëhen disa gjëra të caktuara, kur mbyllen dyqanet, kurse “zogjtë e natës”, vështirë se harmonizojnë gjërat dhe shpesh luftojnë me një mungesë të gjumit në jetën e tyre./b.l/noa.al/