Ja pse duhet të konsumoni dy gota lëng qershie për çdo ditë

Një gotë me lëng qershie në mëngjes dhe në mbrëmje mund të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë, sipas një raporti të ri.

Lifestyle

04/07/2016 16:54

 

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisiana-së në SHBA,  në një studim të bërë kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë për dy javë, i ka ndihmuar personat e përfshirë në studim në rritjen e kohës së fjetjes me 90 minuta, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar lëng qershie.

“Lëngu i qershisë është një burim natyral i hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit”, tha bashkautori i studimit, Frank Greenway.