Ja për çka jepet dorëheqje në vende të civilizuara

Ministri Britanik i Emigracionit, Mark Harper, ka dhënë dorëheqje sot nga posti i tij për shkak se një të punësuare si pastruese në banesën e tij nuk i është dhënë leja e punës nga autoritetet britanike. Merrni mësim.

Bota

08/02/2014 21:55

Ministri Britanik i Emigracionit, Mark Harper, ka dhënë dorëheqje sot nga posti i tij për shkak se një të punësuare si pastruese në banesën e tij nuk i është dhënë leja e punës nga autoritetet britanike.

Nuk ka pasur shenja të cilat tregojnë se Ministri Harper e ka ditur që në banesën e tij po punonte një emigrante në mënyrë të paligjshme.

Kryeministri Britanik, David Cameron, ka thënë se e ka pranuar “me keqardhje” dorëheqjen e Ministrit të kabinetit të tij qeveritar.