Ja nga kush e trashëguan bukurinë Besa dhe motra e saj

Kanë kaluar 12 vite që kur Besa Gashi ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës së Kosovës.

ShowBiz

18/07/2018 21:50

Edhe pas shumë vitesh ajo vazhdon të jetë po e njëjta dhe mjaft në formë si në pamje ashtu edhe në dukje, shkruan lajmi net.

Duke qenë aktive në rrjete sociale, modelja Gashi publikon imazhe dhe video nga më të ndryshmet me ndjekësit e shumtë që posedon.

Në një foto të fundit, ajo pozon përkrah të ëmës dhe motrës Migenës, që siç duket bukurinë e kanë trashëguar nga nëna e tyre.

“Bëmë mama të të ngjaj”, është përkufizimi më i mirë i kësaj thënie nga motrat Gashi.

Duhet theksuar se Besa është e martuar me biznismenin, Albert Krasniqi dhe ka një vajzë./Lajmi.net/