Ja kush këndoi në dasmën e Enis Bytyqit

Këngëtari Enis Bytyqi ka kurorëzuar lidhjen e tij me Rinën me martesë.

ShowBiz

02/09/2018 08:21

Këngëtari dy ditë më parë organizoi dasmë për familjarët, ndërsa mbrëmë mblodhi shoqërinë dhe kolegët, shkruan lajmi.net.

Të ftuar ishin emra të njohur të estradës, ndërsa për argëtimin e tyre është përkujdesur këngëtari Besnik Qaka.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar imazhe nga dasma e këngëtarit, ku shihej se atmosfera ishte në maksimum.

Me të përfunduar dasma, çifti i sapomartuar do të udhëtojnë për në muaj të mjaltit. /Lajmi.net/