Ja faktet: Lideri koreano-verior është ngjitur në 3000 metra lartësi (Video)

Mediat e shtetit komunist të Koresë së Veriut kanë publikuar videon ku shihet lideri i tyre Kim Jong Un teksa ngjitet në bjeshkët Paektu, më të lartat në vend.

Bota

26/04/2015 00:02

Propaganda koreano veriore ka vazhduar ta paraqes liderin e tyre, si një njeri të jashtëzakonshëm, i cili arrin që të ngjis majën e lartë prej 3000 metra, ku atje e presin ushtarët e ngazëllyer, transmeton lajm.net.

aa

Video tregon pamjet se si ushtarët brohorasin dhe vrapojnë të bëjnë foto me liderin e tyre të madh.

Paektu konsiderohet një vend i shenjtë për Korenë e Veriut për shkak se aty thuhet të ketë lindur ish lideri Kim Jong Il, dhe emri i tij është gdhendur në bjeshkë. (lajmi.net)

YouTube player