Ja çfarë rekordi ka arritur seriali “Uttaran”

Telenovela indiane që ka përvetësuar shikues të shumtë të Kosovës, ku këtë javë vjen me një episod festiv.

ShowBiz

30/05/2016 10:28

Të mërkurën, do të transmetohet episodi i 1000-të i serialit të njohur “Uttaran”.

“Uttaran” është telenovelë indiane, premiera e së cilës u dha më 1 dhjetor të vitit 2008.

Protagonistët e kësaj telenovele janë mike që u përkasin dy familjeve me gjendje të kundërta ekonomike: Ichcha (Tina Dutta) është vajza e shërbëtores, ndërsa Tapasya (Rashmi Desai) është vajza e të pasurit Jogi Thakur. Pjesë e kastës janë edhe Nandish Sandhu, Mrunal Jain e Sreejita De.