Ja çfarë i bën alkooli trupit tuaj

Doktori juaj ndoshta ua ka këshilluar alkoolin që ta pini për shkak që mund të jetë i mirë për pankreasin, por ai mund të jetë i dëmshëm për gjoksin tuaj.

Lifestyle

18/01/2015 15:52

Përdorimi i moderuar i alkoolit mund të bëjë që të reduktohet rreziku nga diabeti i tipit 2 për 30%. Por, vetëm një gotë alkool në ditë rritë estrogjenin dhe dobëson ushqyesit mbrojtës nga kanceri mjaftueshëm sa për ta rritur rrezikun nga një kancer në gji gjatë fazës së menopauzës.

Konsumimi i moderuar i alkoolit ju ndihmon që të luftoni sëmundje të zemrës, por ai është i dëmshëm për imunitetin, transmeton Lajmi.net.

Konsumimi i moderuar i alkoolit mund të ndihmojë qelizat që të lëshojnë oksid nitrik, i cili e rregullon presionin e gjakut, redukton inflamacionin, dhe lufton sëmundjet e zemrës.

Por, të pish më shumë se dy gota alkool në ditë bënë që të dobësohet imuniteti, duke reduktuar fuqinë e qelizave të bardha të gjakut që vrasin viruset dhe ndoshta edhe disa kancerë.

Alkooli mund të ju mbrojë nga sëmundjet e veshkave, por mund të shkaktojë që nivelet tuaja të vitaminës A të bien.

Njerëzit që kanë diabetin e tipit 2 dhe të cilët pinë alkool në mënyrë të moderuar janë 25% më pak të prirë për të fituar ndonjë sëmundje në veshka, gjen një studim, transmeton Lajmi.net.

Por, sa më shumë që ju pini alkool, aq më të ngjarë jeni që të keni nivele më të dobëta të vitaminës A, e cila ju mbron nga verbërimi i natës.

Të pish një gotë alkool para një ushqimi e stimulon apetitin por më pas çon në një ngopje më të shpejtë. Gjatë kësaj kohe, alkooli mund të dëmtojë procesin në zorrë dhe të ju bëjë që të prekeni më shumë nga problemet e stomakut – si sindroma e irritimit të zorrëve.

Në një studim, disa njerëz kishin zgjedhur më shpejtë probleme me të menduarit kreativ pasi që kishin pirë alkool, se sa ata që nuk kishin pirë. Një studim tjetër gjen se njerëzit të cilët kishin pirë 7 gota alkool në javë kishin pasur një memorie më të mirë.

Femrat të cilat pinë më shumë se 1 gotë verë në ditë janë tre herë më të prira për fituar sëmundje të gojës. Për këtë duhet ta fajësoni aciditetin që ndodhet në të, transmeton Lajmi.net.