Izraeli kërcënon Palestinën me veprime të njëanshme

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kërcënuar Palestinën me veprime të njëanshme. Sipas tij, Palestina mund të ketë shtetin e saj nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta por jo me anë të deklaratave boshe. SHBA është duke ndërmjetësuar negociatat e paqes.

Bota

06/04/2014 16:35

Kryeministri izraelit, Bernjamin Netanyahu ka kërcënuar palestinezët, të shtunën, me hakmarrje të njëanshme, përderisa dy palët janë duke u përgatitur për bisedimet e minutës së fundit, që po mundohet t’i ndërmjetësojë i dërguari amerikan, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje paqesore.

Netanyahu tha se Izraeli do të kundërpërgjigjet nëse palestinezët vazhdojnë me aplikimet dhe t’i përmbahen 15 traktateve ndërkombëtare.

“Do të bëhet një marrëveshje e paqes por që do të jetë më e largët”, tha ai të martën, pasi që palestinezët bënë aplikime.

“Çdo masë e njëanshme që ata (palestinezët) do të bëjnë, ne do ti përgjigjemi me veprimet tona të njëanshme”.

“Palestinezët kanë shumë për të humbur nga këto lëvizje të njëanshme. Ata mund të bëjnë një shtet ndërmjet negociatave të drejtpërdrejta dhe jo nëpërmjet deklaratave boshe apo dhe veprimeve të njëanshme”.

“Ne jemi të përgatitur për të vazhduar bisedimet, por jo me çdo çmim”.

Këto deklarata të Netanyahut u bënë si pasojë e përgatitjes së negociatorëve izraelitë dhe palestinezë, të cilët po përgatiten të përmbushin kërkesat e të dërguarit amerikan Martin Indyk, i cili është duke u përpjekur që të shpëtojë “procesin e paqes” nga kolapsi.

Në anën tjetër, sektretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të premten ka paralajmëruar për “kufijtë”, për kohën dhe energjinë që Washingtoni zyrtar mund ta investojë në këtë proces të bisedimeve, pasi që kërkesat dhe ankesat e tij për të dy palët ranë në veshë të shurdhër.