Ivica Daçiq tmerrohet me faktin se Kosova paraqitet pa fusnotë në Grupin e Vishegradit

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq paralajmëroi në takimin me Grupin e Vishegradit, gjashtë fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor se Serbia nuk është pjesë e politikes të përbashkët të sigurisë së BE-së.

Lajme

29/11/2016 16:45

Ai në Varshavë, tha se sado që interesat nuk përputhën, BE-ja duhet të respektojë vendimin e tyre karshi “statusit neutral” të Kosovës.

“A janë përfaqësuesit e Prishtinës të shënuar me yll dhe fusnotë në takime? A e respektojnë statusin e neutralitetit? A flisni rreth tyre si një shtet, por ne nuk jemi pajtuar me një gjë të tillë. A është ratifikuar MSA-ja me Kosovën në parlamentet e shteteve anëtare? Jo.  U ratifikua vetëm në Parlamentin Evropian. Atëherë si mund të flasim për Kosovën si shtet”, tha Daçiq, në një fjalim drejtuar ministrave dhe përfaqësueses sw lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, transmeton lajmi.net.

Daçiq pyeti se pse Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, kur një gjë e tillë nuk është bërë nga disa vende anëtarë të BE-së.

Ndër tjerash, Daçiq tha se Serbia nuk mundet të bashkohet me vendimet e BE-së për çështjen të politikës së jashtme pasi nuk është në interesat e saj kombëtare.

Daçiq paralajmëroi se Serbia në procesin e integrimit evropian duhet të përballet jo vetëm me reforme gjithëpërfshirëse, por edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, rezultati i të cilit ndikon në gjithë rajonin.

Ai poashtu, tha se Serbia duhet ta di çfarë kërkon BE-ja nga Serbia, “ne kemi nevojë për mbështetje strategjike të BE-së në çdo aspekt”, transmeton lajmi.net.

Daçiq po ashtu ka kërkuar ndihmë nga BE-ja në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, dhe hapjen e tre kapitujve në dhjetor për perspektivë evropiane.

Ministrat e Jashtëm nga Evropa Qendrore dhe Juglindore janë mbledhur në Varshavë ku diskutohen sfidat e sigurisë së rajonit dhe nevoja e bashkëpunimit me BE-në me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të shumta.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe Federic Mogherini. Takimi është ftuar nga Ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski. Vendeve të Visegradit Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Hungarisë u janë bashkuar edhe ministrat nga vendet e Ballkanit, përfshirë edhe ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Temat që priten të diskutohen kanë të bëjnë me migracionin, krimin e organizuar, radikalizmin, terrorizim dhe kërcënimet të ndryshme. /Lajmi.net/

Lexoni se si Hoxhaj ishte përplasur me Daçiqin në këtë takim:

Hoxhaj e krahason Daçiqin me Millosheviqin