Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes nesër në protestë? (Video)

Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshin nesër mund ta shohim në mes të protestuesve.

Lajme

13/05/2016 22:43

Ai në Tribuna Channel ka thënë se ende nuk ka marr vendim përfundimtar, por se është kundër çfarëdo marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e vendit.

“Se a do të jem nesër në mesin e protestuesve do ta marr një vendim dhe do ta shohim. Nesër kjo do të bëhet publike”, ka deklaruar Kurteshi duke shtuar se do të ishte interes i vendit që opozita e bashkuar marrëveshjet e gushit t’i qonte deri në fund, derisa qeveria të detyrohej të largohet sepse ka shkelur Kushtetutën dhe ka nënshkruar dy marrëveshje tepër të dëmshme.

“Këto dy marrëveshje janë marrëveshje që e dëmtojnë shumë vendin si sovranitetin, si integritetin territorial. Me të gjitha forcat e mija si intelektuale ashtu edhe fizike i kam kundërshtuar dhe do jem kundër këtyre dy marrëveshjeve edhe kur jam në shesh edhe kur nuk jam aty”, ka thënë ai.

Ndërsa kur është pyetur nga gazetari se a do të ketë edhe aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes në protestën e nesërme, deputeti është përgjigjur: Secili do të duhet të deklarohej për veti. Është e drejtë kushtetuese që qytetarët të protestojnë për çështje të cilat i konsiderojnë që janë të dëmshme për vendin.

Deputeti ka treguar edhe se çfarë do të ndodhë në rast që në Kuvend dërgohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi si dhe ka komentuar procesin e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje duke folur edhe për kryetarin./Tribuna

YouTube player