Islami thotë se matja e territorit të Kosovës i ka qartësuar gjërat
Kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, Hivzi Islami ka thënë se matjen e territorit nuk e kanë bërë për ta shqetësuar opinionin, por për ta qartësuar situata.
Lajme
“Ne kemi punuar për të vërtetën, nuk kemi punuar për të krijuar konfuzion as vazhdimin e shqetësimeve të opinionit. Këtë propozim e kam dhënë më 3 gusht por nuk kanë lejuar që ta elaburojmë deri në fund. Ideja ime ka qenë të bëhet matja e territorit edhe e malit të zi. Krejt shpenzimet janë nga zyra koordinuese unë kam fituar 0 euro. Na se kemi pranuar këtë përgjegjësi për me thellu krizën ne i kemi qartësuar gjërat”, ka thënë Islami, raporton lajmi.net.
Ai ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit që ishte pjesë e këtij komisioni. Islami ka thënë se roli i Humollit ka qenë i një postieri.
“Një anëtar që është dorëhequr e kemi ditur, ai ka thënë se nuk e pranon këtë komisioni dhe ne i kemi thënë pse keni ardhë, ai ka qenë në një pozicion të postierit. Ne si komision kemi ftuar të gjithë departamentin e gjeografisë, përgjigja ka qenë negative e kanë dërguar këtë djalin dhe ai djalë i ri, por nuk ka bërë ndonjë punë të madhe, në fakt nuk ka bërë asnjë punë”, ka thënë Islami në një konferencë për media./Lajmi.net/