Islam, 17 vjeçari që ka fituar 72 milionë dollarë (Video)

Nuk i ka mbushur ende 18 vjet, por vlerësohet se përmes tregut të aksioneve me të cilin merret që nga mosha nëntëvjeçare, ka fituar më shumë se 72 milionë dollarë.

Bota

14/12/2014 23:28

Tinejxheri Mohammed Islam, që jeton New York, pauzat në shkollë i kalon duke bërë tregti me naftë e ar. Ndërsa, kur nuk është në shkollë, i dërgon miqtë në ndeja luksoze.

Se sa vlen saktësisht nuk tregon, por flet për shifra tetëshifrore. Tregon se ka blerë BMW të shtrenjtë, por se nuk ka leje shoferi; se ka marrë me qira një apartament në Manhattan, porse prindërit (emigrantë nga Azia), nuk e lënë të largohet nga shtëpia familjare në Queens, transmeton Telegrafi.

Mënyrën e jetës së tij luksoze ai e lëvdon edhe në rrjetet sociale. P.sh. publikon video nga piknikët, duke luajtur poker apo duke vallëzuar me shumë vajza.

Paratë e fituara i mendon edhe për prindërit, të cilët dëshiron t’i ndihmojë në të ardhmen.

“Çka e lëviz botën? Paraja. Nëse paraja nuk rrjedh, kompanitë nuk punojnë, nuk ka asnjë risi, asnjë prodhim, asnjë investim, nuk ka rritje, nuk ka punë”, thotë 17-vjeçari në profilin e tij në Instagram. “Më shumë para, më pak probleme” .

Ndonëse ka fituar shumë, ai nuk planifikon të ndalet, por ta shtojë pasurinë.