ISIS bën thirrje për vrasjen e djalit të vogël të Trumpit

Fanatikët e ISIS-it kanë bërë thirrje për vrasjen e djalit 11-vjeçar të presidentit amerikan, Barron Trump.

Bota

21/11/2017 23:52

Mesazhi është postuar në kanalin e mesazheve të koduara Telegram, sipas Institutit të Kërkimit Mediatik në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info

Përdoruesi i referohej Barronit si “i biri i mushkës së Amerikës”, dhe shpërndau pamje të Google Maps të shkollës që ai ndjek në Uashington DC.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar kërcënimin./arbresh.info/