Isa Mustafa mbërrin në Gjermani

Ish kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është dërguar sot në Stuttgart të Gjermanisë ku do të shtrihet në njërin prej spitaleve në këtë qytet për tu kuruar pas paraqitjes së një problemi shëndetësor.

Lajme

15/01/2018 12:44

Aeroambulanca e ardhur në mëngjes nga Austria, e mori Mustafën në aeroportin e Prishtinës ndërsa në orën 12 e 30 minuta e njëjta ateroi në aeroportin e Stuttgartit, raporton Indeksonline.

Nuk dihet se sa kohë do të qëndroi Mustafa në Gjermani, por këshilltarët e tij kanë thënë sot për Indeksonline se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë.