Irani sulmon Kim Kardashian: Ajo është agjente sekrete, po na degjeneron vajzat

Autoritetet iraniane e kanë akuzuar Kim Kardashianin se po punon si agjente sekrete për rrjetin social Instagram, duke inkurajuar femrat e reja që të heqin dorë nga traditat konservative dhe të përdorin rrjetet sociale.

ShowBiz

18/05/2016 18:32

Zeshkania atraktive ka mbi 70 milionë ndjekës në këtë rrjet social për shpërndarje fotosh dhe ajo shpesh tregon trupin e saj seksi në veshje provokuese, por gjithashtu reklamon edhe stilin e saj të shfrenuar të jetesës.

Ajo gjithashtu është bërë e njohur për zhveshje të tërësishme për revista të ndryshme, ndërsa fotoja e saj e fundit lakuriqe nga muaji mars, i kishte siguruar asaj çmimin ‘Break the Internet’ në ceremoninë e çmimeve ‘Webby Awards’ në Nju Jork të hënën.

Mirëpo, zyrtarët e ‘Iranian Revolutionary Guards Corp’, një organizatë e ngritur për të ndihmuar mbrojtjen e traditave islamike të këtij shteti dhe pengimin e ndikimit të huaj, kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë për popullaritetin e Kimit në Internet, duke deklaruar se ajo është rekrutuar nga shefi i Instagramit Kevin Systrom, për të ‘shënjestruar djem dhe vajza të reja dhe për t’i shndërruar ato në modele’’.