Inter s’ka të ndalur, transferon yllin e madh për 78 milionë euro (FOTO)

Inter synon të vazhdojë me angazhimin e përforcimeve të mëdha.

Merkato

12/01/2017 08:25

Inter planifikon t’i vazhdojë përforcimet në krijimin e një skuadre të fuqishme.

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se “Nerazzurrët” janë të gatshëm të paguajnë 78 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, përcjell “lajmi.net”.

Pronarët e rinj të klubit, grupi Suning nuk e ka ndërmend t’i ndalë shpenzimet.

Andaj, Verratti është ylli i ardhshëm që do të kërkohet nga Inter pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6