Imami mysliman kryen ekzorcizëm në mes të rrugës (Video)

Një vajzë e re duke u kthyer nga shkolla në një ishull në oqeanin Indian, thuhet se ishte pushtuar nga djalli.

Bota

14/04/2016 09:08

Në video shihet vajza e re dhe një imam i quajtur Raquy, që banorët kanë thënë është mysliman, papritmas ka parë vajzën dhe e ulë në tokë për t’i larguar djallin, transmeton lajmi.net

Vajza shihet e veshur me vello të zezë, dhe dëgjohet teksa ulërinë me fjalë që nuk mund të kuptohen, ajo vazhdimisht tund kokën para dhe pas dhe duket në ankth përderisa imami kryen ekzorcizmin.

Sipas njoftimeve, vajza ka qenë në shkollë kur ka filluar të ulërijë dhe të bëjë vepra të këqija, dhe ishin rreth 20 nxënës në mesin e të cilëve vajza ka filluar reagimet e saj.

Prindërit janë shqetësuar shumë nga sjellja dhe gjendja e vajzës së tyre, dhe kanë thënë se nuk është hera e parë që fëmijë nga ajo shkollë vijnë në gjendje të tillë.

“Mendoj që aty ka shpirtra”, ka thënë nëna e vajzës.

“Shpesh shohim njerëz tek pushtohen nga djalli, këtu diçka nuk është normale”, ka thënë një grua.

Nuk është e qartë nëse kjo ceremoni e imamit ka përfunduar me sukses në atë vend, thuhet se ai është detyruar ta dërgojë vajzën në tjetër vend dhe t’i lexon edhe Kuran./lajmi.net