Ilir Deda po bëhet baba, poston fotografinë e parë me të dashurën (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe e dashura e tij Donika Danuza janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

ShowBiz

23/05/2016 21:40

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një fotografie të postuar, transmeton lajmi.net.

Ai, ka qenë i rezervuar në postimin e fotografive të realizuara së bashku, ndërsa e para që Deda e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram është ajo në të cilën tregon se do të bëhet baba.

Deda në fotografinë e postuar ka shkruar:

“Na dy + njo qe po na vjen”.

Ju kujtojmë se dyshja janë vetëm në lidhje së bashku, ndërsa do të martohen këtë verë.

E dashura e deputetit tashmë të pavarur, është 3 vjet më e vjetër se ai. Pra Deda është 40 vjeçar ndërsa ajo 43./Lajmi.net.