Identifikohet viktima e aksidentit në Rrugën e Kombit, është nga Kosova

Policia ka zbardhur aksidentin e rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, në vendin e quajtur Ura e Munazit.

Lajme

11/06/2016 12:32

Si pasojë e përplasjes së dy veturave, mjeti Renault me targa 01-203 IA dhe mjeti me targa AA425IG, ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Renault shtetasi Melazim Bytyqi, banues në Leshan, Kosovë, 51 vjeç.

Janë dëmtuar shtetasja B.M. 31 vjeçe dhe 1 fëmijë 6 vjeç që ndodheshin pasagjerë në veturën Renaulti, të cilët janë nisur për në Spitalin Ushtarak.

Drejtuesi i mjetit AA425IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.