Ibrahimovic kërcënon Premierligën

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic nuk njihet si futbollist modest. Ylli suedez deri më tani gjatë karrierës së tij është paraqitur në klube të ndryshme evropiane, por asnjëherë në Premierligë. Ai ishte shumë pranë transferimit në Arsenal si i ri, mirëpo refuzoi ofertën e menaxherit Arsene Wenger i cili e ftoi vetëm në prova.…

Sport

23/02/2014 09:53

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic nuk njihet si futbollist modest.

Ylli suedez deri më tani gjatë karrierës së tij është paraqitur në klube të ndryshme evropiane, por asnjëherë në Premierligë.

Ai ishte shumë pranë transferimit në Arsenal si i ri, mirëpo refuzoi ofertën e menaxherit Arsene Wenger i cili e ftoi vetëm në prova. Por, Ibrahimovic beson se nëse do të transferohej në Arsenal në atë kohë, deri më tani do ta kishte dominuar ligën.

“Kam mundur të përfundoj në Arsenal, e dini, nuk i pranova provat dhe huazimin, dhe tani do të më pëlqente të di se kush është më i penduar mes meje dhe Wengerit”, deklaroi Ibrahimovic për tabloidin Sunday Mirror.

“Por, nëse do të shkoja në Arsenal, do ta kisha shkatërruar Premierligën, njësoj sikurse që kam bërë në kampionatet tjera”, u shpreh ai.