Ibrahim Tatlises humb nënën, përlot me dedikimin

Ibrahim Tatlises ka humbur personin më të dashur për të.

ShowBiz

15/01/2019 15:38

Ibrahim Tatlises përmes një njoftimi ka bërë të ditur që nëna e tij ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Nëna e këngëtarit të njohur turk, Leyla, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë shëndetësore.

“Kurora e familjes, nëna ime e dashur, sulltanesha Leyla i është bashkuar mëshirës së Perëndisë”, ka shkruar ndër të tjera Tatlises.

Këngëtari ndër të tjera ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën (16 janar).  /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bsps7H7nvGD/