Ia kishte njëllosur emrin, por ja çka bën sot Dafina Zeqiri për Noizyn

DIkur nuk i kanë pasur fare raportet e mira.

ShowBiz

15/06/2018 08:19

Madje ishin të armiqësuar keq pasi Noizy e njëllosi emrin e këngëtares në njërin prej projekteve të tij muzikore, shkruan lajmi.net

Mirëpo sot ata janë pajtuar dhe duket se janë bërë miq shumë të mirë dhe kjo dëshmohet dita-ditës.

Dje reperi shqiptar e ka publikuar këngën e tij të re me titull ‘Toto’ në bashkëpunim me një reper të uaj i cili jeton në Berlin.

E ishte pikërisht Dafina ajo e cila i dha mbështetje nëpërmjet një Instastory./Lajmi.net/