I kujt është jahti multimilionësh në të cilin Shpend Ahmeti u çlodh në Budvë?

Shpend Ahmeti mbrëmë ishte në Shkodër ku nga shkallët e “Loro Boriçit” përcolli ndeshjen e Kosovës kundër Islandës në kuadër të eliminatoreve për “Rusia 2018”.

Lajme

25/03/2017 21:48

Pas Shkodrës, i pari i Prishtinës ka gjetur “strehë” në Budvë. Të paktën kështu duket nga fotografitë e publikuara sonte.

Përveç që ka qenë në qytetin e bukur të bregdetit malazez, Shpend Ahmeti është çlodhur në një jaht multimilionësh, shkruan lajmi.net.

Fotografia e siguruar nga gazetametro.net tregon se Ahmeti gjatë vizitës së tij në Budvë ka qëndruar në një jaht luksoz të quajtur ‘Megalodon’.

Ndërkohë,  nuk është bërë e ditur nga Ahmeti apo nga Lëvizja Vetëvendosje se çfarë karakteri ka pasur vizita e tij në Budvë, apo me kë është takuar atje.

Mirëpo, duket bërë një kontroll të shkurtër të milionerëve shqiptarë dhe duke hedhur hipoteza se kush mund të ketë jaht multimilionësh, atëherë në mend na bien disa emra.

Për jahte dhe qëndrim në Brudvë njihet biznesmeni kontrovers kosovar, Qazim Osmani i njohur si Felix-i. Osmani një pjesë të biznesit të tij e ka pasur të përqëndruar edhe në Serbi.

Pastaj, jahtin në të cilin ka qëndruar mund të jetë i Lazim Destanit, milionerit shqiptar nga Tetova.

Në këtë liste hyn edhe Ramiz Kelmendi i ELKOS-it, zëvendëskryeministri i Kosovës.

Milionera në Kosovë janë edhe vëllezërit Devolli, Shkëlqim dhe Blerim Devolli.

Megjithatë, i pari i Prishtinës duhet të tregojë se në jahtin e kujt qëndroi. A ishte i dikujt prej këtyre të lartëpërmendurve apo i dikujt “anonim”. /Lajmi.net/

111 222

Lexoni edhe:

Çfarë po kërkon Shpend Ahmeti në një jaht multimilionësh në Budvë (Foto)