I konfiskohet revolja me nëntë fishekë, lirohet me vendim të prokurorit

Në Pejë është arrestuar një person, pasi i është gjetur një revole me nëntë fishek, mirëpo ai përsëri është liruar.

Lajme

29/10/2018 09:50

Në qytetin e Pejës, është arrestuar një person i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar  një revole të kalibrit 7.65 mm dhe nëntë fishekë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/