Hoti: Qëndrimi i prerë i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, s’formojmë qeveri me PDK-në
Kandidati për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka treguar se liderët e partive të koalicionit kanë mbajtur mbledhje pas rezultateve të zgjedhjeve, të cilat e radhitën atë të tretin, pas PAN e Vetëvendosjes.
Lajme
Hoti, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim u bë e ditur që asnjë nga partitë e koalicionit nuk do të jetë pjesë e Qeverisë ku është e Partia Demokratike.
Ndërsa edhe me tej, as Hoti e as ndonjë zyrtar tjetër i LDK’së nuk është deklaruar për qëndrimin që ka kjo parti ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky është shkrimi i plotë i Hotit:
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi
Pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura të dielën, drejtuesit e subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi janë takuar të hënën dhe kanë e vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor.
Drejtuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi vlerësojnë lart dhe falënderojnë qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces të rregullt zgjedhor, për kulturën e treguar dhe për mbështetjen që i kanë dhënë koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi.
Partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, pas procesit të djeshëm, presin certifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së, për të ditur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja.
LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet. Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion.