Hoteli më i vogël në botë

Hoteli ‘Punta Grande’ gjendet në ishullin El Hierro, në Canarie të Spanjës dhe është hoteli më i vogël në botë. Hoteli në fakt ka hyrë edhe në librin e rekordeve botërore ‘Guinness’ në vitin 1989. Siç thotë edhe emri i tij, hoteli gjendet në një skaj toke që gjendet në ‘kufi’ me detin, i vetmuar…

Lifestyle

21/11/2013 13:00

Hoteli ‘Punta Grande’ gjendet në ishullin El Hierro, në Canarie të Spanjës dhe është hoteli më i vogël në botë. Hoteli në fakt ka hyrë edhe në librin e rekordeve botërore ‘Guinness’ në vitin 1989.

Siç thotë edhe emri i tij, hoteli gjendet në një skaj toke që gjendet në ‘kufi’ me detin, i vetmuar dhe përballë erërave të vazhdueshme që fryjnë. I ndërtuar në vitin 1830, ai vizitohet nga turistë të shumtë që ndalen aty.

Fillimisht e kishte vetëm restorantin, por në vazhdim, pronarët e rinj e ristrukturuan dhe vendosën që ta hapin edhe zonën e natës, për mysafirët që donin të ndaleshin për të fjetur.