Horoskopi, 28 korrik 2016

Horoskopi për diten e sotme.

Lifestyle

28/07/2016 07:48

Dashi

Ditën e nesërme do keni një dëshirë të fortë për të përjetuar emocione dhe për të ndërmarrë rreziqe të mëdha. Por, aventurat e shumta mund të vënë në rrezik shëndetin, biznesin ose jetën tuaj seksuale.

Demi

Marrëdhëniet me njerëzit më të afërt nuk do të jenë të lehta. Gjithçka do të varet nga ju dhe aftësia për të mbrojtur pikëpamjet tuaja. Dialogu me të tjerë do të rrisë mundësinë për rivalitet mes jush.

Binjakët

Duhet të bëni kujdes në disa çështje, si problemet me të ardhurat, shëndetin, udhëtimet ose pjesëmarrjen në negociata. Nuk këshillohet të provoni të bëni gjëra me të cilat jeni të pamësuar.

Gaforrja

Detyra prioritare për ju nesër, do të jetë menaxhimi i emocioneve tuaja. Nëse përpiqeni të kufizoni shpenzimet për çështje që lidhen me dashurinë, pasojat do të bien mbi ju.

Luani

Duhet të menaxhoni mirë energjitë tuaja. Nëse vazhdoni të tregoni kokëfortësi, ashpërsi, mungesë fleksibiliteti, agresivitet dhe lakmi, mundësia e një konflikti me eprorin tuaj në punë do të jetë shumë e lartë.

Virgjëresha

Kjo nuk është dita ideale për udhëtim, për punë të re apo një projekt të rëndësishëm. Do të shmangni shumë probleme, nëse merreni me diskutimin e tyre, në vend që të ndërmerrni hapa konkrete.

Peshorja

Duhet të tregoni shumë kujdes me shpenzimet financiare. Mund të bëni gabime dhe do t’ju duhet të shfajësoheni para partnerit. Gjithashtu mund të keni mosmarrëveshje në grupin e miqve tuaj.

Akrepi

Temperamenti juaj shpërthyes mund t’ju dëmtojë ju vetë para gjithë të tjerëve. Do të jeni shumë të ndjeshëm gjatë ditës dhe do të tregoni shumë anën tuaj të krenarisë.

Shigjetari

Kjo nuk është dita kur ju do të keni nën kontroll situatat në të cilat do të gjendeni. Vendimet që do të merrni, udhëtimet apo çështjet e dashurisë, do të rezultojnë ndryshe nga ç’prisni.

Bricjapi

Egoja dhe arroganca juaj do të dëmtojnë anën financiare. Duhet ta mirëmendoni paraprakisht këtë pjesë. Gjithashtu, mund të guxoni të bëni një hap shumë të rëndësishëm në jetën personale.

Ujori

Duhet të tregoheni shumë të përmbajtshim, duke marrë parasysh që nuk keni aftësi shumë të mira për të frenuar veten. Njerëzit rreth jush janë të durueshëm, por durimi i tyre ka një kufi.

Peshqit

Udhëtimet, veprime me shuma parash dhe bashkëveprimi i ngushtë me të huajt nuk këshillohen për ju. Intuita do t’ju tregojë kur është koha e duhur për të bërë gjëra të tilla.