Horoskopi, 15 shtator 2016

Lexo shenjën tënde

Lifestyle

15/09/2016 08:21

Dashi:Nuk do të keni asgjë për t’u shqetësuar sot, por as nndonjë gjë ekzaltuese. Aktivitetet dhe vizitat surprizë nuk janë të preferuarat tuaja sot, përkundrazi ju japing bezdi dhe këtë e tregoni në mënyrë të dukshme. Lodhje e madhe, tipike për periudhat ku keni punuar shumë.

Demi:Me Hënën nga ana juaj sot ndiheni të çliruar edhe pse nuk jeni akoma të kënaqur me situatën sentimentale. Sot do të jeni më sharmantë dhe do të keni më shumë influencë në raportet ndërpersonale, falë fuqisë joshëse që Plutoni tek Bricjapi, ju vë në dispozicion. Kapni fluturimthi një mundësi të mirë.

Binjakët:Joshja dhe krativitetijanë asët nën mëngë, për të kontrastuar një ditë melankolike, të karakterizuar nga mungesa e harmonisë mes Hënës dhe NEptunit. Në këtë moment keni rënë pre e shumë paqartësive që ju bëjnë të mendoni për një gjë dhe… të bëni një tjetër. Në punë nuk do të mungojnë pengesat, por që do t’I përballoni me aftësi të madhe. Një histori e re dashurie mund t’ju vërë në krizë.

Gaforrja:Ditë e shkëlqyer për të kaluar mundësisht pranë ujit. Falë Hënës dhe Neptunit intuita e shkëlqyer do t’ju bëjë të kuptoni ato që ju kanë shpëtuar ditët e kaluara. Mendja juaj është gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja dhe artit. Të ”mbushni” sytë me natyrë dhe më gjëra të bukura mund t’ju inspirojë.

Luani:Me kalimin e Hënës në fushën e tetë, përmirësohet situata yjore krahasuar me ditët e kaluara. Në sferën sociale do të keni sukses, do të joshni persona të rinj. Në dashuri tregohuni të kuptueshëm dhe më pak xhelozë e asfiksues. Vendosni rregull në llogaritë e shtëpisë.

Virgjëresha:Konfuzioni që keni në kokë, në këtë moment nuk ju kursen as zemrën. Partnerit/es i bëni ledhe të ëmbla, por ndërkohë mendoni për një person të së shkuarës , që mund ta keni takuar ndoshta edhe rastësisht. Stomaku dhe mëlçia ju japin shenja fryrjeje.

Peshorja:Dini të jeni krijues falë vendosmërisë suaj të veçantë. Në punë është i paevitueshëm një vendim nëse rezultatet dhe kënaqësitë janë nën pritshmëritë. Në aspektin afektiv është e nevojshme të përballoni me partnerin një diskutim. Ndoshta një mik ka nevojë për ndihmë.

Akrepi:Një kombinim i mrekullueshëm për jetën në çift, raporti me fëmijët dhe kreativiteti. Bëni ç’të mundni për t’u frymëzuar. Përpunoni emocionet që do të fiksoni nesër në letër apo në në pentagramin muzikor.

Shigjetari:Sot jeni pak të shqetësuar për faj të Hënës që e pozicionuar tek Peshqit, sjell tensione, emocione dhe kujtime, duke iu prishur vetëkontrollin. Pak fjalë, por shumë ëndrra në sirtar, të cilat partneri është i gatshëm t’i ndajë me ju, por ju nuk jeni akoma gati. Hani lehtë.

Bricjapi:Entuziazmi dhe shpirti i iniciativës ju mbështesin në punë. Do të avanconi me propozimet për të zgjeruar aktivitetin dhe pasuruar eksperiencën tuaj Nëse keni një takim të rëndësishëm kujdesuni për look- un tuaj. Zgjidhini me kujdes personat me të cilët shoqëroheni.

Ujori:Lajme të mira. Për shumë prej jush situata ekonomike do të përmirësohet falë edhe benefiteve të personave të afërm, duke filluar nga familjarët. Realizimet, fryte të punës suaj do t’ju mbajnë lart moralin dhe do t’ju mbushin me kënaqësi. Duke parë formën e mirë fizike që keni, bëni mirë t’I dedikoheni ndonjë sporti. Shumë mirë dashuria.

Peshqit:Të përfshirë nga humori I mirë dhe entuziazmi do të ndiheni sit ë rilindur. Dashuria është protagonistja absolute e kësaj dite. Nëse jeni në çift çdo gjë shkon siju dëshironi. Nëse jeni beqarë një histori e rëndësishme mund të jetë fshehur pas ndonjë cepi. As në sektorin professional nuk do të zhgënjeheni.