Holanda publikon listën për Botëror

Van der Wiel ka mbetur jashtë ekipit të Holandës, për Botërorin e Brazilit. Louis van Gaal e ka publikuar listën preliminare, ndërsa në vend të tij është përfshirë mbrojtësi i Augsburgut, Paul Verhaegh.

Sport

14/05/2014 00:55

Gregory van der Wiel është mungesa më e madhe e skuadrës prej 30 futbollistëve, të Përfaqësueses së Holandës.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, i cili i ka zhvilluar 37 ndeshje me ekipin Oranje, është lënë jashtë pasi më shumë është favorizuar futbollisti i Augsburg, Paul Verhaegh.

Robin van Persie, Arjen Robben, Wesley Sneijder e Rafael van der Vaart u përfshinë në listën fillestare, njëjtë si Nigel de Jong e Dirk Kuyt.

Mbrojtësi i ri i Feyenoord, Terence Kongolo, e fitoi një vend në ekipin e Louis van Gaal, i cili e ka eksperimentuar sistemin e lojës, 5-3-2, për ta komensuar të lënduarin Kevin Strootman.

Qendërmbrojtësi i Celticut, Virgil van Dijk, megjithatë nuk u përfshi.

Skuadra e plotë

Portierë: Jasper Cillessen (Ajax), Michel Vorm (Swansea City), Tim Krul (Neëcastle United), Jeroen Zoet (PSV)

Mbrojtës: Paul Verhaegh (Augsburg), Patrick van Aanholt (Vitesse), Daryl Janmaat (Feyenoord), Joel Veltman (Ajax), Stefan de Vrij (Feyenoord), Ron Vlaar (Aston Villa), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Karim Rekik (PSV), Terence Kongolo (Feyenoord), Daley Blind (Ajax)

Mesfushorë: Leroy Fer (Norwich City), Nigel de Jong (AC Milan), Jordy Clasie (Feyenoord), Jonathan de Guzman (Swansea City), Georginio Wijnaldum (PSV), Wesley Sneijder (Galatasaray), Rafael van der Vaart (Hamburg), Tonny Vilhena (Feyenoord)

Sulmues: Quincy Promes (Twente), Arjen Robben (Bayern Munich), Jean-Paul Boetius (Feyenoord), Robin van Persie (Manchester United), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke), Dirk Kuyt (Fenerbahce), Jeremain Lens (Dynamo Kiev), Memphis Depay (PSV).